20 Janar 2025

Kelmendi: Thaçi mund te rrezohet si President nga Gjykata Kushtetuese

Prishtinë, 27 shkurt - Profesori Muhamet Kelmendi në një postim në facebook ka vlerësuar se zgjedhja e Presidentit te Kosovës mund të anulohet nga ana e Gjykatës Kushtetuese në bazë të dy bazave juridike kushtetuese.

Neni 83 i Kushtetutes se Kosoves qe e percakton figuren unifikative te te gjithe popullit te Kosoves dhe Neni 86 pika 4, 5 dhe 6 qe thote: \"Presidenti i Kosoves zgjedhet me 2 te 3 e votave te te gjithe deputeteve te Kuvendit te Kosoves. Nese pas rundit e pare dhe te dyte, nese asnjeri kandidate nuk i fiton 2 te 3 e te gjithe deputeteve te Kuvendit te Kosoves, shkohet ne rundin e trete, ku me shumice te votave te te gjithe deputeteve te Kuvendit te Kosoves, zgjedhet Presidenti i vendit\".

Të dy këto norma sipas Kelmendit nuk janë përmbushur pasi që Thaçi nuk është figurë unifikative.

Kelmendi ka thënë së këtë e dokumenton gjendja aktuale në kuader të Kosovës, si dhe raportet midis pozites e opozites (neni 83 e Kushtetutes se Republikes se Kosoves).

\"Në seancë parlamentare duhet te jenë 120 deputetë. Në të kundertën, seanca nuk mbahet. Në seancë vetëm ata deputetë që janë të sëmurë dhe që kanë leje nga Kuvendi (shih: Kryesia e Kuvendit) kanë të drejtë mos me qene prezent. Ndryshe duhet te jenë aty (neni 86, pika 6 e Kushtetutes)\", thekson Kelmendi.

Fakti pse në seancë nuk kanë qenë prezente një numer i deputeteve sipas tij e benë seancen zgjedhore te Presitendit antikushtetuese, sepse nuk qenë prezente të gjithë deputetet e Kuvendit të Kosovës. Leje për mos prezencen apo të semure nuk kanë qenëe.

Lajmerohen se rreth 10 deputete nuk kanë shkuar fare në seancen zgjedhore parlamentare. 5 a 6 deputete janë të LDK. Ndërsa, te gjithë deputetet e opozites se bashkuar e kanë leshuar seancen.

\"Zgjedhja, pra, është në kundershtim me Kushtetuten e Kosoves, perkatesisht nenin 83 dhe 86, pika 6. Nuk ka patur kuorum seanca.\"

\"Në fakt mu per kete shkak eshte detyruar edhe z. Pacolli te jepe doreheqje nga pozita e Presidentit para 5 vjeteve, kuptohet pas vendimit qe e nxorri Gjykata Kushtetuese e Kosoves, ku mbi keto baza i pate shpallur zgjedhjet presidenciale ne antikushtetuese.\"

\"Ndaj edhe Thaçi do te detyrohet te ike. Po per kete duhet te paraqitet padia ne Gjykaten Kushtetuese te Kosoves. Dhe, Gjykata Kushtetuese kete vendim duhet domosdo te shpalle\", ka thënë Kelmendi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)