Kelmendi: Skenarin për arrestimin tim e përgatiti politika
Sipas tij, ky arrestim është bërë për ta denigruar personalitetin e tij.
Kelmendi ka thënë për Epokën e re se është i pastër dhe se nuk është përfshirë në asnjë vepër penale.
Ai ka thënë se ende nuk e di arsyen e vërtetë të arrestimit të tij dhe për këtë çështje ka kërkuar sqarim publik nga ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, drejtori i Policisë, Shpend Maxhunu dhe shefi i Inspektoratit, Fitim Shishani.
Ai e ka porositur Policinë mos të vihet në shërbim të individëve të caktuar të skenës politike.