20 Janar 2025

Kelmendi largohet nga AAK-ja

Prishtinë, 7 maj - Ramiz Kelmendi  ka dhenë dorëheqje nga të gjitha funksionet brenda  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Kelmendi i cili deri sot ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, nëpërmjet një letre publike ka treguar arsyet e dorëheqjes.

“ Të nderuar koleg/anëtar  të AAK-së , mbështetës dhe përfaqësues medial ndjejë obligim moral të ju informoj që rruga ime si anëtar në AAK përfundon këtu dhe nga sot me datë 07.05.2014  tërhiqem nga të gjitha funksionet e kësaj partie. Kam falënderime të mëdha për kryetarin Haradinaj , koleg dhe anëtarë të kryesisë e mbi të gjitha për votuesit që kanë qenë mbështetja ime kryesore . Unë ju kam qëndruar besnik parimeve të AAK-së dhe me çdo mundësi time kam punuar në favor të kësaj parti”, ka shkruar Kelmendi.


Ai ka thënë se ka dhenë dorëheqje për arsyeje personale.

“Sot para jush deklaroj zyrtarisht që tërheqja ime ka të bëjë me çështje subjektive . Edhe njëherë  ju falënderoj të gjithëve dhe puna ime për zhvillim dhe në funksion të vendit nuk përfundon  këtu pasi që unë çdo herë do të jem mbështetës dhe ideator për shumë projekte të cilat do të jenë në funksion të zhvillimeve ekonomike në vend”, ka shkruar Kelmendi në letrën të cilën ua ka dërguar medieve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)