16 Janar 2025

KE nesër dorëzon raportin e vlerësimit për liberalizim të vizave

Prishtinë, 11 shkurt - Një delegacion i komisionit evropian, pritet të vizitojë nesër Prishtinë zyrtare, për të dorëzuar raportin rreth vlerësimi të punës së institucioneve vendore në përmbushjen kritereve për liberalizim të vizave.

Analistët kosovarë vlerësojnë, për Radio Kosovën, se ky vit nuk do të jetë vit i liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë. Fajin për këtë, sipas tyre e kanë institucionet e vendit që janë përfshirë në skandale korruptive.

Ardhja e zyrtarëve të lartë të Komisionit Evropian për të paraqitur raportin rreth punës që kanë bërë institucionet e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, nuk duket të jetë shumë shpresëdhënëse, vlerësojnë analistë të integrimeve evropiane.

Fatmir Curri nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur thotë se skandalet e fundit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në veçanti ai për keqpërdorimin e tenderit për pasaportat biometrike, kanë zbehur imazhin e Kosovës, tek institucionet evropiane.

“Të gjitha premtimet e thëna do të thyhen sepse nuk është e mundur as teknikisht as politikisht që kosovarëve deri në fund të këtij viti të ju liberalizohen vizat. Viti 2013 do të jetë shumë i rëndësishëm sa i përket zbatimit dhe arritjes së kritereve, derisa diku nga mesi i 2014 duhet të shpresojmë që BE-ja të lëviz makinerinë vendimmarrëse, ne ndryshimin e disa rregulloreve, në mënyrë që Kosova të lëviz nga zona e zezë, në zonë e bardhë të Shengenit”.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)