27 Dhjetor 2024

KE-ja përkrah aktivitetet për respektimin e të drejtat e njeriut

Prishtinë, 9 shkurt - Sot, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian (KE) mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp me rastin e publikimit të raportit vjetor të QKRMT-së për 2009 “Standardet e të drejtave të njeriut në qendrat korrektuese, qendrat e paraburgimit dhe dhomat e policisë për ndalime në Kosovë”.

Për vitin e dytë me radhë, QKRMT-ja po publikon një raport që e paraqet gjendjen lidhur me respektimin e standardeve për të drejtat e njeriut në qendrat korrektuese, qendrat e paraburgimit dhe dhomat e policisë për ndalime në Kosovë. Raporti regjistron veprimet e kryera dhe progresin e arritur pas rekomandimeve të mëhershme të organizatës së shoqërisë civile. Si për shembull, në fushën e përkujdesjes mjekësore ka pasur përmirësime deri në një masë të caktuar. Megjithatë, ende ka nevojë për ndryshime.

Në konstatimet e saj për 2009, QKRMT-ja vazhdon t’iu propozojë masa konkrete autoriteteve kompetente për të dëshmuar dhe shtuar përkushtimin e tyre për të vënë në zbatim standarde ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në të gjitha pikat e paraburgimit, në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës.

Khaldoun Sinno, Shef i sektorit politik, ekonomik dhe integrimeve evropiane në Zyrën ndërlidhëse të KE-së tha: "Komisioni Evropian e mirëpret një shoqëri civile të fuqishme në Kosovë që vepron si ndërmjetësues mes qytetarëve dhe autoriteteve dhe avokon për pjesët më të ndjeshme dhe të neglizhuara të shoqërisë. Prandaj, ne jemi veçanërisht të kënaqur që e mbështesim këtë projekt të implementuar nga QKRMT-ja nëpërmjet Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut."

"Qasja në qendrat e paraburgimit është qenësore për të vlerësuar respektimin e të drejtave të njeriut në këto qendra, për parandalimin e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe për të kontribuar në transparencë dhe llogaridhënie të rritur të Shërbimit korrektues të Kosovës dhe të Policisë së Kosovës", u shpreh Feride Rushiti, drejtore e QKRMT.

QKRMT-ja ka monitoruar pikat e paraburgimit nëpër Kosovë për gati tri vite. Që prej janarit 2009, QKRMT-ja i ka realizuar aktivitetet e saja monitoruese në kuadër të projektit “Parandalimi i torturës dhe i formave të tjera të shkeljes së të drejtave të njeriut  në pikat e paraburgimit në Kosovë”, projekt i përkrahur nga Mbrojtësit e të Drejtave Civile (CRD) dhe Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në kuadër të Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)