21 Janar 2025

KDI: Zyra e Kryeministrit përsërit më së shumti shkeljet

Prishtinë, 15gusht - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova (TIK) ka analizuar raportet e auditimit për pasqyrat financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) për vitin 2013 për Qeverinë e Kosovës.

Analiza është e fokusuar në fushën e prokurimit publik, në gjetjet që potencialisht kanë shkaktuar humbje të parasë publike nga Qeveria e Kosovës dhe adresimin e rekomandimeve të ZAP për vitin paraprak.
 
Analiza ka vënë në pah trendin e shkeljeve që, sipas ZAP, potencialisht mund të shkaktojnë humbje të parasë dhe përzgjedhje të operatorëve të papërgjegjshëm. Shkeljet më të shpeshta nga kabineti qeveritar janë:

Mos respektimi i kritereve të vendosura në dosjen e tenderit gjatë vlerësimit të ofertave, me ç’rast janë shpërblyer operatorë të cilët nuk i kanë plotësuar të gjitha kriteret e vendosura.

Pagesa potencialisht të parregullta dhe humbje financiare. Kjo kategori përfshinë raste kur ministritë nuk kanë respektuar çmimet e kontratës gjatë faturimit; ka mungesa e dëshmive për ofrim të mallrave dhe shërbimeve me rastin e ekzekutimit të pagesave; ka pagesa për mallra të pranuara me specifika që dallojnë nga ato në kontratë; ka kualitet të dobët të punimeve, etj.

Lidhja e kontratave me sigurimin e ekzekutimit që nuk e mbulon shumën obligative ose raste kur ajo kishte skaduar. Kjo kategori dhe mos aplikimi i ndëshkimeve të cilat parashihen më kontrata është një trend i shpeshtë, pasi që rezulton me vonesa, në kryerjen e punëve apo edhe liferimin e mallrave.

Ndarja e tenderëve me vlerë minimale për të shmangur procedurat e hapura të tenderimit - shmang konkurrencën dhe bën të mundur favorizimin e operatorëve ekonomikë të caktuarpër blerjen e artikujve identik për të shmangur procedurat e prokurimit.
Analiza tregon se adresimi i rekomandimeve të ZAP është në nivel të ulët. Nga 317 rekomandime për të gjitha 19 ministritë dhe Zyrën e Kryeministrit, vetëm 136 janë adresuar plotësisht.

Rekomandime që nuk janë adresuar fare janë 80, kurse ato që janë adresuar pjesërisht janë 101. Mosadresimi i rekomandimeve, ndër të tjera, shkakton përsëritjen e shkeljeve të njëjta, humbje të parasë publike dhe mungesë të kontrolleve.

Institucioni i cili prinë me numrin më të madh të rekomandimeve të pa adresuara është Zyra e Kryeministrit të Kosovës, e cila nga 14 rekomandime vetëm 3 (tre) i ka adresuar plotësisht, 2 (dy) i ka adresuar pjesërisht, ndërsa 9 (nëntë) rekomandime i ka të pa adresuara. Zyra e Kryeministrit është një shembull i keq për institucionet tjera në këtë drejtim.

Në anën tjetër, disa ministri janë treguar më të përgjegjshme dhe kanë adresuar një numër më të madh të rekomandimeve, sikurse Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e pasuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
KDI/TIK në analizë ka ofruar edhe një numër të rekomandimeve, si në vijim:

Kuvendi i Kosovës duhet të forcoj kontrollin parlamentar buxhetor dhe të marr në përgjegjësi krerët e institucioneve qeveritare, të cilët nuk kanë menaxhuar fondet publike në përputhje me ligjet;

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), të shtoj monitorimin e ministrive, për të identifikuar dhe korrektuar të gjitha problemet në sistemin e prokurimit publik;

Të hetohen rastet e shkeljeve ligjore me dëme materiale të buxhetit të Kosovës;

Të tërhiqen licencat e certifikimit për zyrtarët të cilët kanë performancë të dobët në prokurim publik, bazuar edhe në gjetjet e ZAP-së;

Të shmanget mos respektimi i kritereve të vendosura në dosjen e tenderit gjatë vlerësimit të ofertave;

Të mos tolerohen vonesat në përfundimin e punimeve, përmes shqiptimit të gjobave për operatorët ekonomik. Të përzgjidhen vetëm operatorët e përgjegjshëm, për të garantuar implementimin e rregullt të kontratave publike;

Të forcohet kontrolli i brendshëm i organizatave buxhetore, për të parandaluar shkeljet në menaxhimin e fondeve dhe veçanërisht në prokurimin publik;

Të planifikohen më mirë kërkesat për furnizime të ndryshme që të mos ketë nevojë që të bëhet blerje e shpeshtë apo ndarje e tenderëve. Ky trend shmang konkurrencën dhe bën që institucionet të mos përfitojë vlerën për para;

Mos adresimi i rekomandimeve të ZAP, ndër të tjera, shkakton përsëritjen e shkeljeve të njëjta, humbje të parasë publike dhe mungesë të kontrolleve. Krerët e institucioneve, duhet të sigurohen që të përgatisin planin e veprimit për adresimin e rekomandimeve dhe të mos lejojnë përsëritjen dhe mos adresimin e rekomandimeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)