05 Maj 2024

KDI: Zvarritet kompletimi i pakos së ligjeve antikorrupsion

Prishtinë, 22 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës/Transparency International Kosova, shpreh shqetësim në lidhje me zvarritjen e kompletimit të pakos së ligjeve antikorrupsion, në veçanti zvarritjen nga Ministria e Drejtësisë të hartimit të Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar në Mënyrë të Paligjshme.


Besnik Ramadanaj nga KDI ka thënë se sipas strategjisë legjislative për vitin 2011, ky projektligj ishte paraparë që të miratohej në Kuvend në nëntor të këtij viti, por me emërtimin - Ligji për Luftimin e Krimit të Organizuar, por më vonë, Ministria e Drejtësisë ka vendosur ta quaj Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar nga Veprat Penale. Në disa deklarime publike, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, kishte premtuar se ky ligj do të hyj në fuqi më 1 janar 2012. 


“Pas dështimit të këtyre dy afateve, duke pasur parasysh rëndësinë e këtij ligji, KDI/TIK kërkon nga institucioni përgjegjës që sa më shpejtë ta hartojë këtë ligj dhe ta procedojë për miratim në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Ramadanaj në konferencë për media.


KDI, së bashku me Forumin Këshillues për pakon ligjore anti-korrupsion, ofron edhe rekomandimet konkrete në lidhje me përmbajtjen e këtij ligji, të cilat do t’i dërgohen edhe Ministrisë së Drejtësisë:


•    Miratimi sa më shpejt i legjislacionit për Konfiskimin  e Pasurisë së Fituar në Mënyrë të Paligjshme.

•    Me qëllim të parandalimit dhe luftimit efikas të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duhet të ketë një koordinim dhe një rol shumë aktiv të shumë institucioneve si: Ministria e Punëve të Brendshme, Administratës Tatimore, Ministrisë e Drejtësisë, Policisë së Kosovës, Agjencia Anti-Korrupsion etj.

•    Krijimi i mekanizmave institucional për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme (Formimin e departamenteve të veçanta në kuadër të policive rajonale, si krijimi i departamenteve të veçanta në kuadër të prokurorive dhe  gjykatave).

•    Procedurat hetuese duhet të ndërmerren ex-officio (sipas detyrës zyrtare) nga institucionet kompetente, në rast se nuk ka denoncim, sapo të ekzistojnë dyshime se një pasuri e caktuara është fituar nga veprat penale.

•    Ligji të ofrojë mundësinë e konfiskimit të pasurisë nëse i dyshuari nuk është në gjendje të dëshmojë që e ka fituar pronën në mënyrë të ligjshme, përkatësisht barra e provës duhet bie mbi të dyshuarin, i cili duhet të ofrojë dëshmi se prejardhja e pasurisë së tij është e ligjshme. Ky element do të duhej të përfshihet në projekt-kodin penal të Kosovës, i cili është miratuar në parim të mërkurën në Kuvend.

•    Me qëllim të efikasitetit të hetimeve, institucionet kompetente duhet ndërmarrin veprime shumë të shpejta për të shprehur masa të përkohshme për heqjen e pronësisë deri në një vendim ndryshe të Gjykatës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)