03 Maj 2024

KDI: Shuhen shpresat tek “Supermekanizmat” antikorrupsion

Prishtinë 3 prill - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK), reagon në lidhje me arrestimin nga Policia nën dyshimin për korrupsion të shefit të Task Forcës kundër korrupsionit të themeluar nga Kryeministri, prokurorin Nazmi Mustafi dhe të një personi të dytë.

Kjo ngjarje sipas KDI/TIK ka rritur dyshimet e publikut se vetë politika është e përfshirë në afera korruptive si dhe  ka krijuar zhgënjim dhe humbje te shpresave tek qytetarët e Kosovës se korrupsioni mund të luftohet në këtë vend.

Duke respektuar tërësisht parimin e prezumimit të pafajësisë derisa gjykata të vendos ndryshe, KDI vlerëson se arrestimi i shefit  të Task Forcës kundër korrupsionit, nën dyshime për korrupsion vetëm si AKT dëmton rëndë përpjekjet dhe shpresat për sundimin e shtetit të së drejtës në Kosovë. 

Gjithashtu, ky rast dëshmon edhe njëherë për dështimin e mekanizmave të shumëfishtë të krijuara nga Institucionet politike në Kosovë (Presidenca, Qeveria dhe Parlamenti), për luftimin me efikasitet të korrupsionit duke e vënë seriozisht në pikëpyetje nevojën për ekzistencën e mëtutjeshme të  tyre.

Sepse këto “supermekanizma” janë krijuar vetëm për efekte mediatike për konsum të brendshëm politik.  

Andaj KDI/TIK kërkon që institucionet shtetërore të kontribuojnë në mbështetjen dhe forcimin e organeve ndjekëse dhe gjyqësorit, si pushtet i pavarur, i përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës, pushtet i cili sot është në gjendje jo të mirë, duke u ballafaquar me mungesë të stafit  profesional, mungesë te prokurorëve  dhe  gjyqtarëve, mungesë te sigurisë dhe ajo që është me e rëndësishme me mungesë pavarësie nga ndikimet politike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)