KDI shpalos të gjeturat e transparencës së institucioneve lokale në 38 komuna
Prishtinë, 23 korrik - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) do të organizojë sot tryezën e diskutimit ku do të publikohet raporti “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë”.
Ky publikimi shpalos të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale në 38 komunat e Kosovës bazuar në 48 indikatorë vlerësues të përzgjedhur konform obligimeve ligjore dhe udhëzimeve administrative që rregullojnë punën dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes lokale.