KDI shpalos opinionin e qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun
Prishtinë, 29 qershor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon konferencën për shtyp ku do të shpaloset sondazhi i realizuar në Kosovë dhe në Serbi gjatë këtij muaji, lidhur me procesin e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Cili është këndvështrimi i qytetarëve në Kosovë dhe në Serbi mbi procesin e dialogut mes dy vendeve në përgjithësi, përfitimet nga dialogu, mungesa e progresit në këtë proces, zbatimi i marrëveshjeve të arritura, roli i BE-së si lehtësuese e këtij procesi, marrëveshja finale si dhe garantuesit e afatet e arritjes së kësaj marrëveshje?
Opinionin e qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë mbi këto çështje KDI do ta shpalos gjatë konferencës.