KDI shpalos gjeturat mbi transparencën e komunave të Kosovës
Prishtinë, 31 maj - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova së bashku me Transparency International Slovakia mbajnë konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës për vitin 2021.
Projekti “Indeksi i transparencës për qeverisjen komunale 2021” është zhvilluar nga KDI/TIK dhe është mbështetur nga SlovakAID.
Rezultatet e komunave do të shpërfaqen sot në zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës.