KDI shpalos efektet e dialogut në politikën e brendshme të vendit
Prishtinë, 23 qershor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon konferencën më titull “Kapitull i ri i dialogut Kosovë-Serbi?”.
Në këtë konferencë, pas takimit Kurti-Vuçic të mbajtur në Bruksel, në dy panele të ndara do të diskutohet lidhur me të ardhmen e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Në panelin e parë, në diskutim me shefat e grupeve parlamentare synohet të artikulohen pritshmëritë dhe pozicioni i tyre rreth këtij procesi në përgjithësi, si dhe ndaj Qeverisë në veçanti.
Ndërsa në panelin e dytë, njohës të procesit dhe anëtarë të shoqërisë civile do të sjellin perspektivat e tyre mbi të ardhmen e këtij procesi.
Në konferencë pritet të shpaloset edhe punimi diskutues i KDI-së mbi efektet e dialogut në politikën e brendshme të vendit.