KDI publikon të gjeturat nga matja e transparencës në 15 komuna
Prishtinë, 13 shkurt - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon publikimin e raportit “Transparometri 2018”, që vë në pah të gjeturat dhe rekomandimet nga matja e transparencës së institucioneve të qeverisjes lokale në 15 komuna në Kosovë.
Pjesë e konferencës do të jetë ambasadori Britanik në Prishtinë, Ruairi O’Connell, kryetarët e komunave si dhe përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile.