KDI publikon raportin për preferencat politike të të rinjve
Prishtinë, 19 mars - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizon tryezën e diskutimit “Qëndrimet dhe sjelljet e votuesve të rinj”, gjatë së cilës do të publikohet Raporti i hulumtimit të opinionit lidhur me qëndrimet dhe preferencat politike të të rinjve.
Të gjeturat e këtij raporti do të diskutohen së bashku me deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të rinj.