KDI publikon raportin mbi organizmin e dëgjimeve buxhetore nga komunat
Prishtinë, 31 tetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban sot konferencën për media ku do të publikohet raporti mbi praktikat e organizmit të dëgjimeve buxhetore në vitin 2022 për 9 komunat e Republikës së Kosovës.
Raporti jep një pasqyrë më të gjerë në lidhje me gatishmërinë e komunave në respektimin e legjislacionit lidhur me organizimin e dëgjimeve buxhetore gjatë vitit 2022, formën dhe mënyrën e organizimit të dëgjimeve buxhetore.