16 Janar 2025

KDI publikon fletënotimin për Malishevën, Rahovecin, Dragashin dhe Mamushën

Prishtinë, 7 shkurt - Sipas rezultateve të Fletënotimit për periudhën Janar-Dhjetor 2016, të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në Kuvendin e Komunës së Malishevës, anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë janë: Valon Hoti (LVV) me 22.7 %, Ahmet Rrahmanaj (PDK) me 14.6 %, dhe Januz Kastrati (LDK) me 12.6 % të vlerësimit të përgjithshëm.

Anëtarët e këtij institucioni janë ngritur gjithsej 483 çështje, nga ku rezulton se 50 % e çështjeve të ngritura kan qenë  të dedikurar në interes të qytetarëve të kësaj komuna, derisa 50 % e tyre kanë pasur të bëjnë me aspektet procedurale të punës së organeve të Komunës së Malishevës.

Derisa, më aktiv në ngritjen e çështjev del të jetë anëtari i Kuvendit të Komunës së Malishevës Valon Hoti (LVV) duke shënuar numrin më të lartë të çështjeve me 26.0 % ,  përcjellur nga Ahmet Rrahmanaj (PDK) dhe Januz Kastrati (LDK) me nga 15.0 % përkatësisht 13.0 % të çështjeve të ngritura.

Në Kuvendin e Komunës së Rahovecit, anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë janë: Florije Boshnjaku (AAK), me 14.5 %, Fatmir Iska (AAK), me 11.0 %, dhe Rasim Fazliu (PDK), me 8.2 %, të vlerësimit të përgjithshëm. Anëtarët në drejtim të ekzekutivit të kësaj komune kanë parashtruar gjithësejtë 200 pyetje, nga të cilat 62 % e tyre kanë qenë nga fushat me interes  për qytetarët e Rahovecit ndërkaq 38 % e pyetjeve të inicuara kan qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Rahovecit.

Në Kuvendin e Komunës së Dragashit, anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë janë: Zaim Hajredini (AKR) me 10.4 %, pasuar nga Velid Hadzisin (VAKAT) me 10.3 % e Samedin Xheladini (LDK) me 9.7 % të vlerësimit të përgjithshëm. Velid Hadzisin (VAKAT) ka shënuar nivelin më të lartë të diskutimit lidhur me pikat e rendit të ditës me 10.2 % të diskutimeve të përgjithshme.

Anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në Kuvendin e Komunës së Dragashit kanë qenë: Kapllan Fetahu (LDK) me 13.7 % i përcjell nga  Zaim Hajredini (AKR) me 11 % të pyetjeve të përgjithshme.

Anëtarët që prinë me rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Mamushës janë: Abdulhadi Krasniç (KDTP) me 34.9 %, Halim Sadiku (PDK) me 34.5 % dhe Mehmet Mazrek (KTAP) me 9.5 % të vlerësimit të përgjithshëm.

Anëtarët e KDTP-së në Kuvendin e Komunës së Mamushës në këtë periudhë kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në diskutime në të gjitha seancat e mbajtura përgjatë periudhës Janar-Dhjetor 2016 me 34.7 % të pasuar nga KTAP dhe PDK me nga 31.9 %.

Gjatë seancave të mbajtura në periudhën Janar-Dhjetor 2016, nga anëtarët e Kuvendit të komunës së Mamushës janë ngritur gjithsejtë 65 çështje, prej të cilave 48 % nga fusha me interes për qytetarët e Mamushës, ndërsa 52 % e çështjevë të inicuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të kësaj komune.

Këto të dhëna janë nxjerrë në kuadër të “Fletënotimit” që përmban analizë dhe notim për punën individuale të anëtarëve të këtyre kuvendeve të komunave dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këto institucione  për periudhën janar-dhjetor 2016, bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)