KDI mbledh kryetarët e Komisioneve Parlamentare për dialogun Kosovë - Serbi
Bruksel, 15 qershor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon sot takimin e gjashtë koordinues mes kryetarëve të Komisioneve Parlamentare mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë - Serbi.
Këto takime synojnë të ofrojnë një platformë diskutimi, bashkërendimi dhe dakordësimi në mes të komisioneve rreth rolit të tyre në procesin e dialogut Kosovë - Serbi, bashkëpunimit të ndërsjellë në monitorimin, mbikëqyrjen, pjesëmarrjen dhe avancimin e transparencës së këtij procesi, duke u bazuar në rezolutat e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë takim KDI do të ndajë me komisionet parlamentare rekomandimet, të arriturat dhe sfidat që komisionet kanë pasur në monitorimin e marrëveshjeve të dialogut, të evidentuara nga pesë takimet e mbajtura mes komisioneve parlamentare të legjislaturave të kaluara.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i një procesi të mirëinformuar dhe pjesëmarrës në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi” që përkrahet nga Ambasada Zvicerane në Prishtinë.