21 Janar 2025

KDI : Kuvendarët e Suharekës propozuan 7 rregullore komunale

Prishtinë, 8 janar - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 31 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Suharekës dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Dhjetor 2015.

Anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Suharekës janë: Leonard Shala (LVV) me 17.8 %, Alush Shala (PDK) me 16.2 %, Bajram Tershani me 8.8 %  dhe Nadire Hoxha (AAK) me 8.3 % dhe të vlerësimit të përgjithshëm. Ndërsa anëtarët që kanë treguar rezultatet më të dobëta (1 – 0.1) në të gjitha kategoritë janë: Violeta Zeqiraj (LDK)  0.4 %, Refki Gega (LDK)  0.8 %, Halil Morina (LDK)  0.1 %, Xhavit Bytyqi (LDK) 0.8 %, Jemin Zeqiri (PDK) 0.5 % dhe Behare Sopa (PDK) 0.7 %.

Gjatë kësaj periudhe , nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës janë ngritur gjithsej 222 çështje, prej të cilave vetëm 48 % nga fushat me interes për qytetarët e Suharekës ndërkaq 52 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Suharekës.  Sa i përket çështjeve, anëtarët e AAK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 31.1 %, të përcjellë nga anëtarët e PDK-së me 27.9  %  të çështjeve të iniciuara.
Lidhur me ngritjen e çështjeve, Leonard Shala (LVV) ka shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me gjithsej 18.9 % i përcjellë nga Alush Shala (PDK) dhe Nadire Hoxha (AAK) me nga 18.5 % përkatësisht 9.9 të çështjeve të ngritura.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës kanë propozuar gjithsej 37 amandamente. Nga këto, PDK  me 48.6 %, LVV me 21.6 % dhe LDK me 16.2 % të amendamenteve derisa aëtarët më aktiv në propozimin e amendamenteve në seancat e mbajtura kanë qenë: Alush Shala (PDK) me 40.5 % dhe Leonard Shala (LVV) me 21.6 % të propozimeve të përgjithshme për amandamentim.
Kuvendarët e Suharekës në këtë periudhë propozuan 7 Rregullore komunale për miratim në Kuvendin e Komunës.  Leonard Shala (LVV) ka propozuar 2 rregullore komunale: Rregulloren komunale për parandalimin e dëmtimit të pyjeve dhe Rregulloren komunale për menaxhimin e mbeturinave.

Rexhep Morina (AAK) ka propozuar 2 rregullore komunale përkatësisht inicimin e ndryshimit të Rregullores komunale për dhënien në shfrytëzim të banesave të familjeve të dëshmorëve të UÇK-s në komunën e Suharekës dhe inicimi i ndryshimit dhe plotësimit të Rregullores komunale për ndarjen e bursave për nxënës dhe student të komunës së Suharekës.

Nadrie Hoxha ka propozuar rregulloren komunale për dhënien në shfrytëzim të pronave të komunës dhe  Reshat Selimaj (AAK) ka propozuar për miratim Rregulloren komunale për kazinotë dhe lojërat e fatit. Alush Shala (PDK) ka propozuar Rregulloren komunale për dhënien në shfrytëzim të pronës në zonën industriale. Bajram Tërshani (PD) ka propozuar inicimin e ndryshimit të Rregullores komunale për pastërti në komunën e Suharekës.

Kuvendarët e Suharekës në këtë periudhë parashtruan gjithsej 207 pyetje  ndaj ekzekutivit të kësaj komune. Nga këto, 55 % ishin të lidhura me interesin e qytetarëve të Suharekës ndërkaq 45 % e pyetjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Suharekës.
Kuvendarët e PKD-së prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me gjithsej 29.5 %, të pasuar nga anëtarët e LVV-së me gjithsej 26.6 % të pyetjeve të përgjithshme derisa anëtarët me aktiv në parashtrimin e pyetjeve ishin Leonard Shala (LVV) me 23.7 %, Alush Shala (PDK) me 17.4 % dhe Nadire Hoxha (AAK) me 8.2 % të pyetjeve të përgjithshme.

Qëllimi i publikimit të këtij “Fletënotimi” është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Suharekës në periudhën Janar-Dhjetor 2015, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Fletënotimi për periudhën Janar-Dhjetor 2015 është përgatitur në kuadër të projektit “Pjesëmarrja qytetare dhe principet për një qeverisje të mirë” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)