26 Dhjetor 2024

KDI kërkon të evitohen zgjedhjet dhe funksionalizohen institucionet

Prishtinë, 3 prill - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është duke i përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

''Përsëritja e dyfishtë të raundit të parë, respektivisht dështimi i këtyre procedurave në mungesë të kuorumit të nevojshëm, është një zhvillim i paprecedentë në historinë politike të Kosovës'', thekson KDI.

Kjo sipas KDI-se shpërfaqë mungesën e seriozitetit të subjekteve politike në formimin e institucioneve dhe përmbylljen e një prej proceseve më të rëndësishme në vend, atë të zgjedhjes së Presidentit/es.

''Kërkojmë nga subjektet politike që të përfshihen në konsultat të nevojshme, në funksion të arritjes së konsensusit për përmbylljen e kësaj procedure.''

''Në një situatë të tillë pandemike, me probleme të shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët, zgjedhjet nuk duhet të shihen si opsion nga asnjë prej subjekteve politike'', vlereson KDI. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)