15 Janar 2025

KDI kërkon rol më aktiv nga Presidenti në konstituimin e Kuvendit

Prishtinë, 25 gusht - Procesi i konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, rrjedhimisht edhe përpjekja e djeshme për të zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit rezultoi e pasuksesshme. 

Madje, nga foltorja e Kuvendit u dhanë indikacione të reja se subjektet politike jo vetëm që nuk kanë vullnet të përafrojnë qëndrimet e veta, dhe potencialisht të gjejnë zgjidhje për krizën e krijuar, por mund t’i kontribuojnë polarizimit të mëtejshëm të skenës politike në vend.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se subjektet politike dhe deputetët e zgjedhur me votë qytetare nuk janë duke respektuar Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve për t’i formuar institucionet e vendit.

Qasja joserioze e klasës politike kosovare dhe mosveprimi i tyre karshi obligimeve kushtetuese sipas KDI-së po e futë vendin në një krizë politike e institucionale.

 "Dështimi i vazhdueshëm në konstituimin e Kuvendit po bllokon procesin e formimin të Qeverisë dhe funksionimin e institucioneve të tjera të pavarura që i përgjigjen Kuvendit."

"Me gjithë ngecjet në konstituimin e institucioneve, subjektet politike duhet të gjejnë konsensus për të përafruar qëndrimet e tyre në mënyrë që t’i shmangin praktikat bllokuese dhe të ofrojnë zgjidhje", thekson KDI.

KDI konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare, pa i shterur të gjitha mundësitë për tejkalim nga kjo situatë dhe sidomos pa reformë të mirëfilltë zgjedhore dhe ndryshime kushtetuese, nuk  përbën opsion.

Zgjedhjet e 11 qershorit u organizuan në frymë demokratike duke respektuar standardet vendore dhe ndërkombëtare, dhe duke mos u kontestuar nga asnjë subjekt politik, qoftë për procesin apo rezultatin zgjedhor.

Qytetarët e Republikës së Kosovës dhanë verdiktin e tyre, dhe tani mbetet obligim kushtetues i subjekteve politike, përkatësisht deputetëve të zgjedhur që të respektojnë vullnetin qytetar.

Marrë në konsideratë rrethanat aktuale politike, KDI kërkon që:

    Presidenti i Republikës së Kosovës të ketë rol më aktiv dhe të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese për t’i kontribuar daljes nga bllokada dhe konsituimit të Kuvendit.

    Koalicioni PAN të ushtrojë së më parë të drejtën kushtetuese për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit;

    Në rast të dështimit të përkrahjes së kandidatit të propozua nga PAN, partitë politike të konsiderojnë noniminim e një kandidati konsensual për kryetar të Kuvendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)