10 Janar 2025

KDI kërkon formimin e institucioneve të reja pa vonesa

Prishtinë, 24 dhjetor - Tanimë kur kanë kaluar katër muaj që nga shpërndarja e legjislaturës së VI-të, të Kuvendit të Kosovës, dhe një muaj që nga certifikimi i rezultateve zgjedhore, vendi po vazhdon të qeveriset nga Qeveria në dorëheqje dhe pa mbikëqyrje të Kuvendit. Kjo gjendje është duke cenuar parimin e kontrollit dhe balancit të pushteteve.
 
Thirrja e seancës konstituive për datën 26 dhjetor është hapi i parë formal drejt krijimit të institucioneve të reja, respektivisht konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së Kosovës. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson që subjektet politike parlamentare kanë pasur kohë të mjaftueshme për të arritur pajtueshmëri për propozimet për Kryetar dhe pesë Nënkryetarëve të Kuvendit, për votimin e të cilëve kërkohen të paktën 61 vota për.
 
KDI iu bën thirrje subjekteve politike parlamentare që në përputhje me Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve, të tregojnë përgjegjësi dhe konstruktivitet në arritjen e konsensusit për formimin e institucioneve të reja. Çdo sjellje politike iracionale dhe bllokuese do të pengojë konstitutimin e institucioneve shtetërore dhe do të minojë pritjet e qytetareve për zhvillim ekonomik, sundim të ligjit, mirëqenie e jetë të dinjitetshme.
 
KDI rikujton që Qeverinë e re të Kosovës e presin çështje që kërkojnë trajtim të menjëhershëm siç janë miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm fiskal, implementimi i reformave që derivojnë nga MSA-ja, si dhe emërimi i anëtarëve të institucioneve të pavarura që i raportojnë Kuvendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)