KDI diskuton rreth të ardhmes së dialogut Kosovë - Serbi
Prishtinë, 18 shkurt - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, në një diskutim rreth të ardhmes së dialogut Kosovë - Serbi.
Në panel të diskutimit përfaqësues të subjekteve politike do të diskutojnë lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend pas formimit të Qeverisë së re, përfshirjes direkte të SHBA-ve në këtë proces, angazhimin e proklamuar nga BE-ja për lehtësimin e procesit të normalizimit, si dhe mundësinë e zëvendësimit të tarifës 100% me reciprocitet ndaj Serbisë.