KDI diskuton financimin e subjekteve politike pas ndryshimeve ligjore
Prishtinë, 15 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën e diskutimit lidhur me financimin e subjekteve politike në Kosovë, pas ndryshimeve të fundit ligjore.
Gjatë diskutimit me përfaqësues institucional dhe shoqërinë civile, do të publikohet edhe një raport analitik i përgatitur nga KDI, i cili trajton ndryshimet e fundit si dhe çështjet lidhur me financimin politik që duhet adresuar në kuadër të reformës zgjedhore.