23 Dhjetor 2024

KDI dënon përdorimin e gjuhës dhe sjelljet joparlamentare

Prishtinë, 22 dhjetor - KDI vlerëson që mbledhja e djeshme e Komisionit parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ku ishte duke raportuar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Faton Peci, është zhvilluar në frymë të acaruar, mes deputetëve të opozitës gjegjësisht deputetes Ganimete Musliu nga PDK dhe ministrit Peci, që është përcjellur me akuza të ndërsjella, me ç’rast deputetja Musliu ka përdorur gjuhë fyese dhe ka hedhur ujë në drejtim të ministrit.

Pas këtij veprimi, kryetarja e Komisionit ka ndërprerë për pak minuta takimin që ishte duke u zhvilluar.

Kjo përplasje sipas KDI-së ishte vazhdimësi e një debati të ashpër të zhvilluar mes deputetes dhe ministrit në fjalë në seancën e fundit plenare në kohën e pyetjeve parlamentare për çështjen e dhënies së disa granteve bujqësore nga Ministria.

KDI dënon çfarëdo veprimi qoftë gjuhë apo sjellje joparlamentare të deputetëve, si formë e zgjidhjes së mospajtimeve politike.

"Ju rikujtojmë deputetëve, në këtë rast edhe ministrave se Kuvendi duhet të shërbej si platformë e diskutimeve përmbajtësore në mes të partive politike pavarësisht taborit të cilit i përkasin duke hequr dorë nga gjuha joparlamentare dhe përplasjet politike", thekson KDI.

Duke marrë parasysh përdorimin e shpeshtë të gjuhës dhe sjelljeve jo parlamentare nga ana e deputetëve në Kuvend, KDI në vazhdimësi ka kërkuar që të fillojë procesi i draftimit të Kodit të Etikës, ku duhet të përfshihen sanksione disiplinore ndaj deputetëve që pengojnë mbarëvajtjen e punimeve dhe atyre që përdorin gjuhë apo sjellje joparlamentare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)