KDI: Asamblistët e Dragashit vetëm 64 pyetje në drejtim të ekzekutivit
Dragash, 29 janar - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar Fletënotimin i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 27 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Dragashit dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Korrik-Dhjetor 2014.
Sipas publikimit të KDI-së anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Dragashit janë: Samidin Xheladini (LDK) me 11.8 %, Nexhat Isufi (BD) me 11.3 % dhe Kapllan Fetahu (LDK) me 9.0 %.
Anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultatet në të gjitha kategoritë dhe janë vlerësuar me 0 % janë: Ymredin Fetahu (PDK) me 0.0 %, Shqipe Halili (LDK) me 0.0 % Melisa Sola (CDU) me 0.0 %, dhe Mersiha Memisi (CDU) me 0.0 %.
Gjatë gjashtë mujorit të dytë të këtij viti nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit janë ngritur gjithsej 253 çështje prej të cilave 72 % nga fushat me interes për qytetarët e Dragashit ndërkaq 28 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Dragashit.
Anëtarët e LDK-së prijnë edhe për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 38.3 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e VAKAT dhe PDK-së me nga 15.4 përkatësisht 12.3 % të çështjeve të iniciuara ndërsa Samidin Xheladini (LDK) ka shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me gjithsej 14.6 %, i përcjellë nga Kapllan Fetahu (LDK) dhe Nexhat Isufi (BD) me nga 9.9 % përkatësisht 9.5 % të çështjeve të përgjithshme.
Sa i përket pyetjeve të bëra nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit drejtuar ekzekutivit komunal, në këtë periudhë janë bërë gjithsej 64 pyetje ndaj ekzekutivit të kësaj komune prej të cilave 67 % nga fushat me interes për qytetarët e Dragashit ndërkaq 33 % e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Dragashit.
Anëtarët e LDK-së në Kuvendin e Komunës së Dragashit prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me gjithsej 32.8 % të pyetjeve të pasuara nga BD me 21.9 % të pyetjeve të përgjithshme. Në parashtrimin e pyetjeve anëtarë më aktiv kanë qenë: Nexhat Isufi (BD) me 21.9 %, Samidin Xheladini (LDK) dhe Zaim Hajredini (AKR) me nga 9.4 % të pyetjeve të përgjithshme.
Në seancat e mbajtura në Kuvendin e Komunës së Dragashit gjatë periudhës korrik-dhjetor 2014 ky institucion ka shqyrtuar vetëm Rregulloren për tatimin në pronë për vitin 2015. Ku krahas kësaj Velid Hadzisin nga (VAKAT) ishte anëtari i vetëm i cili ka propozuar inicimin e Rregullores për menaxhimin e mbeturinave.
Gjatë seancave të mbajtura në këtë periudhë, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit treguan nivel të lartë të kulturës parlamentare duke mos përdorur në asnjë rast gjuhë e cila do të ishte fyese për ndonjë anëtar tjetër të këtij institucioni.
Qëllimi i publikimit të këtij Fletënotimi është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Malishevës në periudhën Korrik-Dhjetor 2014, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.