Katari e njohu Republiken e Kosovës
Prishtinë, 4 janar - Katari është shteti i parë që e ka njohur Kosovën këtë vit. Lajmi për njohjen nga ky shtet arab erdhi nga ambasada e Kosovës në New York, e cila ka njoftuar se ka pranuar letrat kredenciale për njohjen zyrtare të Kosovës.
Me këtë njohje janë bërë gjithsej 73 njohjet e Kosovës si shtet të pavarur. Shteti i fundit që e njohu Kosovën, ishte Tuvalu, në nëntor të vitit të kaluar.
Shteti i Katarit shtrihet në Gadishullin Arabik dhe kufizohet me Arabinë Saudite. Ka më shumë se 1.5 milion banorë dhe ka zhvillim të madh ekonomik dhe udhëhiqet nga emirët.