Kastrati percjell pelegrinet mitrovicas
Mitrovicë, 28 tetor - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati i shoqëruar nga nënkryetari, Riza Haziri, ka vizituar të enjten Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë, ku është organizuar ceremonia e nisjes së 42 pelegrinëve për në Haxh nga kjo komunë.
Kryetari Kastrati i ka përgëzuar haxhinjtë e ardhshëm të Mitrovicës dhe në këtë kontekst ka cekur bashkëpunimin e mirë që ka komuna me Bashkësinë Islame në Mitrovicë. Në anën tjetër, drejtuesit e Bashkësisë Islame kanë falënderuar kryetarin për respektin dhe kujdesin e treguar ndaj tyre.