Kastrati, Ka vite që janë akumuluar problemet në Mitrovicë
Mitrovicë, 1 nëntor - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka shoqëruar të hënën në një vizitë të organizuar në Mitrovicë, kryetarin e Gjirokastrës, Flamur Bime dhe kryetarin e Klinës, Sokol Bashota, të cilët kryesonin një delegacion prej këtyre dy komunave të binjakëzuara.
Derisa po qëndronin në afërsi të urës së Ibrit, kryetari Kastrati, i ka njoftuar me problemet e kësaj komune, si mungesa e rendit dhe ligjit, mandej mungesa e lirisë së lëvizjes etj.
Ka vite që janë akumuluar problemet në Mitrovicë, mirëpo viteve të fundit janë bërë disa hapa të mirë në drejtim të normalizimit të gjendjes.
Kryetari Kastrati, ka falënderuar homologët e tij nga Gjirokastra dhe Klina për vizitën dhe interesimin e tyre dhe ka shfaqur shpresën për thellimin e bashkëpunimit.