Kasapolli: Kosova ka avancuar drejt BE-së
Prishtinë, 1 tetor - Ushtruesi i detyrës së ministrit të Integrimeve Evropiane Gëzim Kasapolli, ka vlerësuar se Raporti i Progresit edhe këtë vit do të evidentojë sfida që e presin Kosovën si dhe sukseset që janë arritur gjatë këtij viti.
Ai ka veçuar se sfida edhe më tutje mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformimi i administratës publike.
Megjithëse Kosova ka avancuar drejt BE-së, kanë mbetur sfidë luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformimi i administratës publike, ka thënë Kasapolli.
/epoka e re/