Kardinali Ernest Simoni arrin në Kosovë për shugurimin e katedrales Nënë Tereza
Prishtinë, 4 shtator - I dërguari i posaçëm i Papa Françeskut për shugurimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, kardinali shqiptar, Ernest Simoni do të mbërrij sot në Kosovë.
Kardinali Ernest Simoni do të arrijë në ora 10 në Katedralen e Prizrenit “Zoja Ndihmëtare”, kurse në mesditë do të mbajë konferencë për media në Rezidencën e Ipeshkvisë e Kosovës pranë Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë.
Pas konferencës, kardinali Ernest Simoni do të drekoj me të varfërit tek Menza e të varfërve, që gjendet te Kisha e Shën Ndout në Ulpianë.