22 Janar 2025

Kapitali dhe investitorët austriakë të mirëseardhur për Kosovën

Prishtinë, 3 nëntor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kosovës dhe Austrisë.

Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, bashkëpunimin ndër parlamentar dhe mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi, në sferën e ekonomisë, rëndësinë e fqinjësisë së mirë dhe avancimin relacioneve ndër parlamentare.

Ambasadori Pfandler përgëzoi kryekuvendarin Veseli për përkushtimin ndaj debatit transparent brenda institucioneve, duke theksuar se dhuna në Kuvend nuk është rrugë e duhur për institucionet demokratike.

Ai më tej shtoi se vizita e para disa ditëve e presidentit austriak është përkrahje për Kosovën, biznesin dhe ekonominë kosovare.

Kryetari Veseli e falënderoi ambasadorin austriak, duke theksuar se Republika e Austrisë ishte në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj në çdo fazë të zhvillimit. Fjala e Presidentit Fisher në Kuvend, shtoi kryetari Veseli, ka rëndësi për jetën tonë parlamentare, por i rëndësishëm mbetet edhe fakti se gjatë vizitës së tij në Kosovë, ai ishte i shoqëruar nga udhëheqës të shquar të korporatave austriake.

“Austria dëshmoi se vendit tonë i duhet jo vetëm përkrahja politike, por edhe ajo ekonomike. Kapitali dhe investitorët austriak janë të mirëseardhur. Ne do të përdorim tërë mundësitë tona ligjore për favorizimin e të bërit biznes, mbrojtjen e kapitalit të huaj në Kosovë dhe përkrahjen e investitorëve”, theksoi kryetari Veseli.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)