Kapia, një vendkalim për në Medvegjë
Prishtinë, 10 janar - Dheu i Bardhë në afërsi të Konçulit dhe pika kufitare në Muçibabë janë të vetmet vendkalime kufitare zyrtare që rajonin e Gjilanit e lidhin me Luginën e Preshevës.
Nënkryetari i komunës së Kamenicës, Fatmir Metoshi ka deklaruar se në kuadër të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit, ishin rënë në ujdi që të hapet një pikë e re kufitare në afërsi të vendit të quajtur Kapia, i cili do të lidhte komunën e Kamenciës me atë të Medvegjës.
Ai ka theksuar se një lajm i mirë erdhi këto ditë, ngase Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shpronësimin e tokës, ku do të ndërtohet pikëkalimi i ri kufitar, Kapia në komunën e Kamenicës mes Kosovës dhe Serbisë. Hapja e kësaj pike kufitare është e mjaftueshme që të ndalin hovin të gjithë ata që tentuan ta devijojnë këtë pikëkalim kufitar në vende tjera, ka thënë ai.(zëri)