Kandidati Ymeri, prezanton planin për angazhim dhe ndryshim
Prishtinë, 13 shkurt - Kandidati për kryetar, Visar Ymeri, ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin dhe nënshkrimet e nevojshme mbështetëse për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm ka miratuar mbajten e një aktiviteti për zgjedhjet e brendshme ku kandidati Visar Ymeri do të prezantojë planin e tij për angazhim dhe ndryshim për tre vitet e ardhshme.
Prezantimi do të mbahet ditën e diel, data 15 shkurt, ora 14:00, te Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë. Në përfundim të prezantimit që do të bëjë kandidati për kryetar, Visar Ymeri, pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të kenë mundësi ti shtrojnë pyetje Visar Ymerit lidhur me kandidaturën dhe planin e tij.
Ftohen të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që të marrin pjesë në këtë aktivitet.