Kandidati i PD-së për kryetar të Suharekës kërcënohet nga AAK
Suharekë, 24 shtator - Kandidati për kryetar të Suharekës, nga Partia e Drejtësisë, Bajram Tërshana, ka thënë së është kërcënuar nga një militant i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë qytet, i cili ka kërkuar nga ai tërheqjen e kandidaturës për kryetar.
Për këtë rast është informuar Policia e Kosovës, e cila ka marrë në pyetje kërcënuesin dhe ka proceduar rastin më tutje.
Të dielën rreth orës 19:00, personi me inicialet, Y.T, i vetëdeklaruar si militant i AAK-së ka ardhur në selinë e PD-së, dega në Suharekë dhe më ka kërcënuar, duke kërkuar nga unë që ta tërheqi kandidaturën për kryetar të komunës. Ndërsa në të kundërtën, më ka thënë se do të kalli me krejt çka ke.\"
\"Kacafytja ka zgjatur mbi 30 minuta, derisa adnministrata e PD-së, ka telefomuar policinë e cila menjëherë është marrë me rastin, pohon Tërshana.
Pavarësisht këtyre kërcënimeve, kandidati për kryetar të Suharekës Bajram Tërshana, ka deklaruar se nuk do të ndalen në punën e tyre për promovimin e vlerave të mirëfillta të programit të Partisë së Drejtësisë.
Megjithëkëtë, ai shpreson që ky rast të jetë i fundit, pasi që, nuk i kontribuon mirëqenies së qytetarëve në këtë komunë.