23 Dhjetor 2024

Kancelari Nehammer shpreh mbështetjen e shtetit austriak për Kosovën

Prishtinë, 24 janar -  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga Karl Nehammer për urimin që kryeministri ia pati dërguar me rastin e zgjedhjes Kancelar Federal i Republikës së Austrisë.

Në letrën e tij, kancelari Karl Nehammer ka shprehur mbështetjen e shtetit austriak për Republikën e Kosovës dhe ka shtuar se për të si kancelar do të jetë çështje e rëndësishme që të thellojë më tej marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.  

“Forumi ekonomik Kosovë-Austri, të cilit i jeni referuar, do të jetë një mundësi e mirë për ta vënë në praktikë këtë angazhim edhe në fushën ekonomike“, është shprehur kancelari austriak.

Kancelari duke kujtuar një vizitë pune më 28 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë, atëkohë si Ministër Federal i Punëve të Brendshme, thotë se ka pasur mundësi të shoh nga afër dhe të bindet për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë së brendshme dhe menaxhimit të migracionit. Kosova është partner i dëshmuar dhe i besueshëm në këtë aspekt.

Austria, shkruan ndër tjerash ai, do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në konsolidimin e pozitës së saj si anëtare e bashkësisë ndërkombëtare dhe në ndjekjen e rrugës së saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për të cilin vazhdimi i dialogut për normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë një rëndësi të veçantë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)