22 Janar 2025

Kanadaja përkrah Kosovën në proceset integruese

Prishtinë, 14 tetor – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi ka pritur Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Kanadasë në Zagreb, jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk.
 
Zëvendësministri Selimi e ka njoftuar ambasadorin kanadez për situatën aktuale në Kosovë si dhe për përpjekjet e institucioneve të vendit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë edhe agjencitë e OKB-së.

Nga ana tjetër, ambasadori Maksymiuk ia ka konfirmuar zëvendësministrit Selimi përkrahjen e shtetit kanadez në proceset integruese të Kosovës. Ai posaçërisht nënvizoi punën pozitive që po bën MPJ e Kosovës në fushatën për anëtarësimin e Kosovës në organizata multilaterale dhe inkurajoi zëvendësministrin Selimi për të vazhduar me këtë qasje pozitive.
 
Zëvendësshefi i diplomacisë kosovare dhe ambasadori Maksymiuk kanë biseduar edhe për krijimin e kushteve për kompanitë kanadeze që janë të interesuara për të investuar në Kosovë në sektorin e minierave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)