Kanada e gatshëm që ta thellojë bashkëpunimin me Kosovën
Prishtinë, 10 dhjetor - Ministri i Ministrisë për Forcën e sigurisë së Kosovës(MFSK), Zotëri Haki Demolli priti në vizitë zyrtare në ministri, Ambasadorin fuqiplotë të Mbretërisë së Kanadasë, rezident në Republikën e Kroacisë, i akredituar për Republikën e Kosovës, zotëri Daniel Maksymiuk.
Ministri i FSK-së, zotëri Demolli fillisht, në emër të Ministrisë dhe FSK-së i shprehu mirëseardhjen dhe falënderimin Ambasadorit Maksymiuk për gjithë angazhimin dhe mbështetjen që shteti mik i Kanadasë i ka ofruar shtetit të Kosovës në gjitha periudhat e vështira të saj si dhe për interesimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme për të qenë afër dhe e gatshme për ta përkrahur Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit dhe aspiratës euro atlantike.
Ministri Haki Demolli në takim i shprehu Ambadadorit kanadez mirënjohje për ftesën, pritjen si dhe për ofrimin e takimeve dy dhe shumë palëshe me Ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë e ministra tjerë të Mbrojtjes, pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare për Siguri dhe mbrojtje që u mbajt në Halifaks të Kanadasë muajin e kaluar.
Më tej Ministri Demolli pasi e njoftoj mysafirin e lartë, Ambasadorin e shtetit mik të Kanadasë mbi zhvillimin e FSK-së, planet për të ardhmen i shprehu interesimin dhe përkushtimin që MFSK-ja dhe Ministria e Mbrojtjes së Kanadasë të punojnë në drejtim të arritjes së marrëveshjes së bashkëpunimit, si akt zyrtar që rregullon dhe precizon fushat e bashkëpunimit për të ardhmen.
Nga ana e tij Ambasadori i Kanadasë, zotëri Daniel Maksymiuk u shpreh se shteti i Kanadasë është shumë i gatshëm që ta vazhdojë dhe thellojë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, e konkretisht edhe me ministrinë për FSK si dhe me FSK.
Ambasadori Maksymiuk konfirmoj gjithashtu edhe mbështetjen e Kosovës në përpjekjet dhe rrugën e saj për anëtarësim dhe integrim euro atlantik.