Kamishi i përgjigjet Kurtit: Jo mobilizim, por veprim shtetror
15Prishtinë, 28 korrik - Deputeti i Kuvendit të Kosovës Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, në seancen e jashtëzakonshme të mbajtur të enjten për gjendjen në veri të vendit, iu është përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti rreth propozimit të tij për mobilizim gjithëpopullorë.
Kamishi propozimin e Kurtit e ka quajtur thirrje për anarki. Sipas tij tani nuk është koha për mobilizim qytetar por për veprim shtetror.
Ftesa për mobilizim nga 16 vjet deri 65 vjet ka qenë në vitin 1998-1999 kur kemi qenë në luftë për liri dhe berje të shtetit, kush ka dasht iu ka pergjigjë, sot nuk është ajo kohë iu është përgjigjur Haxhiu.
Haxhiu poashtu ka kërkuar që në këto momente kur po bëhen hapa të domosdoshëm për vënjen e sovranitetit në terë teritorin e Kosovës , që subjektet politike të rezonojnë drejtë dhe të jenë të unifikuara pasi sipas tij interesi i Kosoves është me i madh se i çdo subjekti politik.
Deputeti Haxhiu ka prpozuar që dekoratat në policinë e Kosovës për profesionalizëm, guxim dhe trimëri, në të ardhmen të quhen me emrin e heroit të Kosovës, policit hero Enver Zymberi. Ndërsa propozimi i dytë i tij ndërlidhej me situaten në veri ku sipas Hashiut për shkak të ndjeshmerisë së situatës në pikat 1 dhe 31 të jenë doganierët e Kosovës, policia kufitare dhe policia regjionale të mbështetur nga njësitë e KFOR-it.