28 Prill 2024

Kamishi: Albin mos hesht, ja faktet e shkruara

Prishtinë, 9 shkurt - Letra të cilën deputeti i PDK-ës Bekim Haxhiu, ia ka dërguar Florin Krasniqit, kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, tashmë është bërë publike.

Në këtë letër, shpalosën faktet për të cilat deputetit i PDK-së Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, akuzon liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për të cilin ai pretendon se e shpërfaqin bashkëpunimin e Kurtit me qarqe të dyshimta serbe.

Në dokument ndër të tjera thuhet se: Albin Kurti në muajin janar të 2004-s ka mbajtur takim me strukturat kriminale të Serbisë. Takimi është mbajtur në fshatin Binxhë, Komuna e Klinës, në shtëpinë e familjes Donçiq (Boban e Golub Donqiq), që të dy pjesëtarë të strukturave kriminale të Serbisë - Boban Donçiq, kapiten i ushtrisë së Serbisë, ndërsa Golub Donçiq, pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë (BIA).

Policia e Kosovës i kishte ndaluar ata në makinën Golf, në të cilën ndodheshin Dardan Velija, Golub Donçiq, ulur përpara, ndërsa Jellena Bjellica, Vlora Bajçinovci dhe Albin Kurti, ulur prapa.

Albin Kurti ishte i mbuluar me batanie. Takimi është mbajtur në shtëpinë e vallezërve Donçiq, ku ishte i pranishëm edhe Misha Villotiq, person në hierarki të lartë në sigurimin shtetëror serb BIA. Në takim ishte edhe Boban Donçiq, kapiten i Ushtrisë Serbe. Albin Kurti ta sqarojë qëllimin e këtij takimi.

Më tej thuhet se si deputet i Parlamentit të Kosovës dhe si anëtar i Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së, përmes postës, Bekim Haxhiu ka marrë një kërkesë për takim me një person, i cili e ka njoftuar se derisa ai po udhëtonte me autobusin Beograd-Prishtinë më 28.09. 2011, ka parë t`i jetë dërguar një zarf, Albin Kurtit nga një femër të cilën dëshmitari e njeh shumë mirë dhe ajo është Lidija Sokoloviq, vajza e Zoran Sokoloviqit, ish-ministër në kohën e Milosheviqit.

Sipas dëshmitarit, zarfi i dërguar nga Beogradi në Prishtinë është pranuar nga Dardan Molliqaj dhe dy persona të tjerë të cilët kanë qëndruar në veturë para hyrjes në stacion të autobusëve në Prishtinë.

Dëshmitari si qytetar është i gatshëm të dëshmojë për këtë korrespodencë në gjykatë apo Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kurdo që një gjë e tillë kërkohet nga ai, thuhet në dokument.

Në konferencë, Haxhiu tha se i mbetet Florin Krasniqit që nëse do ai t`i publikojë faktet e dërguara nga Haxhiu, ndërsa pjesën tjetër ai thotë se është i gatshëm bashkë me dëshmitarë t`ia paraqesë gjykatës.

Zyrtarët e ”Vetëvendosjes” nuk kanë dashur t`i komentojnë deklaratat e sotshme të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Unë dje në menyrë institucionale i kam protoklluarë dhe dorëzuar Kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencise se Kosoves per Intelegjencë, faktet për takimet dhe korrespodencat e Albin Kurtit me strukturat kriminale-paralel të Serbisë. I mbetet Florin Krasniqit nëse do të i publikoi ato”, tha Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)