17 Janar 2025

Kalon Draft ligji për Zymin e Hasit

Prishtinë, 31 korrik - Draft-Ligji për Zymin e Hasit, i cili rregullon trashëgimin kulturore të këtij fshati, ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve.

Draft ligji është propozuar nga deputeti i AAK-së Daut Haradinaj dhe ka kaluar në leximin e parë me shumicë votash.

Shqetësim për këtë ka shprehur deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu.

Sipas ti, draft ligji në letër, përforcon një Ligj të padrejtë siç është Ligji për fshatin Hoçë e madhe, i miratuar nën presion dhe i cili trashëgiminë kulturore e shndërron në instrument të nacionalizmit serb dhe thellon ndarjen në vija etnike e fetare.

këto konstatime jnaë hedhur poshtë nga sponzoruesi i draft-ligjit, Daut Haradinaj. Draft ligjin e ka përkrahur Alma Lame dhe Lidhja Demokratike e Kosovës

Megjithatë, edhe LDK-ja ka dhënë vërejtjet e veta përmes të cilave ka kërkuar që të plotësohet draft ligji.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)