Kalimi i Çekut në PDK, AKR do të rishikoj pozicionin në qeveri
Prishtinë, 16 janar - Në lidhje me kalimin e Ministrit të Forcës se Sigurisë se Kosovës, njëherit kryetarit të Partisë Social Demokrate, Agim Çeku në Partinë Demokratike të Kosovës, Aleanca për Kosovë të Re si udhëheqëse e KKR deklaron:
Me herët në opinion kanë qarkulluar informatat dhe spekulimet e ndryshme mbi kalimin e mundshëm të Çeku në PDK, por, asnjëherë këto informata nuk janë konfirmuar nga vetë Çeku për partneret e KKR - së.
AKR e vlerëson këtë zhvillim si një zhvillim shumë negativ për mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës dhe punën e përbashkët. Dëshirojmë të theksojmë se Koalicioni për Kosovë të Re, gjegjësisht ministrat e këtij koalicioni prej fillimit të mandatit, gjithmonë kanë kontribuar dhe janë përkushtuar maksimalisht duke e koordinuar punën me partnerin e madh të koalicionit.
Kjo lëvizje vetëm e tregon dobësinë që partneri udheheqës i koalicionit, gjegjësisht Partia Demokratike e Kosovës ka shfaq ndaj partnerëve të tjerë në koalicion.
"Dëshirojmë tja rikujtojmë opinionit të gjerë se ministri Çeku është në pozitën aktuale si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar midis Partisë Demokratike të Kosovës dhe Koalicionit për Kosovë të Re. Rrjedhimisht kalimi i tij prej KKR-së në PDK krijon hapësiren për ministrinë që Çeku për momentin e drejton."
"Përderisa individet janë të lirë të ndërrojne subjektet politike, ekzisojnë rregulla për zbatimin e marrëveshjes së koalicionit në mes të partnereve. Levizja e fundit politike, do të shtyjë Koalicionin për Kosovë të Re dhe në veçanti Aleancën Kosova e Re të rishikoj tërë marrëveshjen dhe pozicionin e saj në kuadër të koalicionit qeverisës", thuhet në njoftimin e AKR-së.