23 Janar 2025

Kadriu: Modeli kosovar i sundimit të ligjit shembull me i keq

Prishtinë, 18 maj -  Sistemi gjyqësor dhe prokurorial vazhdon të mos u garantojë qytetarëve edhe atë që e garanton Kushtetuta e vendit - barazinë e qytetarëve para ligjit.

Kështu ka vlerësuar sot deputetja e Kuvendit të Kosovës, Margarita Kadriu e cila ka theksuar se në Republikën tonë, një pakicë vazhdon të jetë mbi ligjin dhe shumica tepër e nëpërkëmbur.

\"Pushteti u tregon muskujt, kryesisht të pafuqishmëve, njerëzve pa mbështetje politike,pa para. Individët me pushtet, me lidhje të forta, arrijnë të dalin pa u lagur edhe në skandale të rënda korruptive\", ka theksuar Kadriu.

Modeli kosovar i sundimit të ligjit sipas saj është një shembull i keq, që ka pasoja të rënda në stabilitetin e shtetit, tremb investitorët e huaj dhe ua humb shpresën qytetarëve te vet  për nje drejtësi të paanshme.

"Fatkeqësisht, gjatë këtyre 16 vjetëve të pasluftës, gjykatat dhe prokuroritë jo vetëm që nuk u bënë të pavarura e të paanshme dhe nuk u konsoliduan, por rrëshqitën dhe mbeten  në brazdën e hulline e politikanëve të korruptuar."

"Qindra-mijëra lëndë janë mykur në sirtarët e gjykatave e prokurorive. KGJK-ja dhe KPK-ja po tregohen të pafuqishme dhe jokompetente për reforma serioze e të thella, rrënjësore, ligjore e kadrovike,duke marrë për bazë gjendjen tepër të degraduar në drejtësinë kosovare", ka theksuar deputetja Kadriu.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)