23 Janar 2025

Kadriu: Femrat e fuqishme e bëjnë Kosovën më të fortë

Prishtinë, 8 mars - Deputetja e pavarur e Kuvendit të Kosovës, Margarita Kadriu ka uruar të gjitha gratë me rastin e 8 Marsit.

\"Nënat, motrat, bijat, jo rrallë nënçmohen. Në shoqëri, në institucione, në organizata të ndryshme publike apo private, femrat përballen me një mentalitet të ashpër. Meshkujt e pacivilizuar i shohin si dekor dhe frustrimin e tyre e shprehin sidomos kur kanë pushtet, pozitë, fuqi financiare\", thekson deputetja Kadriu.

Ajo përmes një postimi bërë në profilin e saj në Facebook thotë edhe pse ecja e femrës në ambientin kosovar është e vështirë, gratë në Kosovë viteve të fundit po depërtojnë në të gjitha fushat.

\"Ecja e femrës në ambientin kosovar është e vështirë. Sidoqoftë, vitet e fundit shembujt e suksesit po vijnë duke u shtuar. Gruaja në Kosovë po depërton në politikë, në biznes, në art, në medie, në shkencë, në arsim, në shoqërinë civile, në sport...\", vlerëson ajo.

Kadriu thotë se ato duhet ta ngrenë zërin e të mos nënshtrohen.

\"Mirëpo nuk bën të kënaqemi me kaq. Gratë duhet ta ngrenë zërin e të mos nënshtrohen. Një femër e fuqishme e bën edhe Republikën më të fortë. Urime 8 Marsin!\", theksoi në fund deputetja Kadriu.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)