15 Janar 2025

Kadri Veseli zgjidhet kryetar i Kuvendit

Prishtinë, 7 shtator - Seanca konstituive e Parlamentit të Kosovës më në fund arriti të finalizohet ku me 62 vota pro e 52 kundër, kryetari i ri i Kuvendit është kandidati i koalicionit PAN, Kadri Veseli.

Zgjedhja e Veselit në postin e kryekuvendarit, ka pasuar negociatat e gjata politike ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, fillimisht me Aleancën Kosova e Re dhe në fund me pakicat.

Seanca e sotme, ishte vazhdimësi e seancës konstituive të 3 gushtit, e cila gjashtë herë u ndërpre, për shkak të mungesës së votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij institucioni. Zgjedhjen e Veselit nuk e kanë përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Seanca duhet të niste në mëngjes, por për shkak të mungesës së deputetëve të këtij koalicioni në sallë, kryesuesit i Parlamentit, ligjvënësi më i vjetër i tij, Adem Mikullovci, vendosi shtyrjen në orën 14:00. Votimi qe një formalitet; marrëveshja ishte vulosur parimisht që mbrëmjen e së mërkurës mes liderëve të PDK, AAK, Nismës, AKR, përfaqësuesve të Listës Serbe dhe pakicave të tjera.

Negociatat vazhduan për orë të tëra, e në fund, grupi i partive politike i drejtoi kryetarit të përkohshëm të Parlamentit, deputetit më të vjetër Adem Mikullovci, kërkesën e mbledhjes së Parlamentit për të përmbyllur kështu një odise të nisur në 3 gusht.

Përgjatë gjithë ditës, kishin qenë kushtet e Listës Serbe ato që e vinin në pikëpyetje thirrjen e seancës konstituive. Përfaqësuesit e saj këmbëngulnin të merrnin tre ministri, përfshirë edhe atë të bujqësisë, e caktuar fillimisht për Aleancën Kosova e Re.

Pas zgjedhjes së kryetarit, deputetët kanë votuar edhe tre nënkryetarët e rinj, të cilët përbëjnë Kryesinë e re të Kuvendit.

Nënkryetarë janë zgjedhur, Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kurse te komunitetet jo shumicë, deputetët serbë dhe ata jo serbë kanë propozuar dy nënkryetarë. Nga Lista Serbë, është propozuar Sllavko Simiq, kurse nga komunitetet jo serbe Myfera Shinik. Megjithatë, votimi nuk solli zgjedhjen e tyre, në përpjekjen e parë. por pas një pauze, ata morën 61 vota.

Nga momenti i zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituuar.

Bazuar Kushtetutën e Kosovës, i takon koalicionit PDK, AAK, Nisma, AKR dhe pakicat që të nominojnë edhe zyrtarisht mandatarin për formimin e Qeverisë së re. Pritet që ai të jetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)