16 Janar 2025

Kadri Veseli zgjedhet zëvendëskryetar i PDK-së

Prishtinë, 26 mars - Nën drejtimin e Kryetarit Hashim Thaçi, është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ku është diskutuar për aktualitetin politik kosovar, për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë dhe për çështje organizative të PDK-së.

Kryetari Thaçi njoftoi anëtarët e kryesisë për ecurinë e dialogut, duke theksuar se “në dialogun e zhvilluar në takimin e fundit në Bruksel është diskutuar për normalizimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë integrimin e plotë të pjesës veriore të vendit në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Më tej, kryetari Thaçi ka theksuar se ky integrim do të ndodhë përmes vendosjes së rendit dhe ligjit në pjesën veriore të Kosovës, përmes zbatimit të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, duke ruajtur karakterin unik të sistemit tonë të drejtësisë dhe rendit, me hierarki të plotë institucionale të nivelit qendror dhe lokal, duke mos lejuar pushtet të ndërmjetëm dhe duke i shpërbërë plotësisht strukturat ilegale të sigurisë dhe drejtësisë.

Poashtu, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDK-së, theksoi se është në takimin e fundit në Bruksel është diskutuar edhe për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në pjesën veriore të vendit, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, brenda këtij viti dhe njëkohësisht me zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës.  

Kryetari Thaçi theksoi se drafti i marëveshjes së propozuar nga znj. Ashton në përgjithësi dhe sugjerimet tona në veçanti, së bashku me qëndrimin e institucioneve të Kosovës reflekton Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Marëveshja nuk është arritur si rezultat i ngurtësisë së fuqisë vendimmarrëse të delegacionit të Serbisë. Presim që me daten 2 Prill të arrihet marëveshja në kuadër të dokumenteve, të cilat janë reflektuar në Kushtetutën dhe ligjet tona. Në këtë drejtim pritet angazhimi edhe i faktorëve relevant ndërkombëtarë – theksoi Thaçi.
 
Kryesia e PDK-së i dha mbështetje të plotë kryetarit Hashim Thaçi në përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës në këtë proces të rëndësishëm për vendin.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme ka zgjedhur zëvendëskryetar të PDK-së, Kadri Veseli.

Në mbledhje u miratua Statuti i PDK-së, me vërejtjet e delegatëve të Konventës Zgjedhore të PDK-së, si dhe Rregullorja e Punës për ndarjen e detyrave të Kryesisë së partisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)