22 Janar 2025

Kadri Veseli zgjedhet kryeparlamentar

Prishtinë, 8 dhjetor -  Me 71 vota për, 42 kundër dhe një abstenim, Kadri Veseli është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetarë të Kuvendit janë zgjedhur: Xhavit Haliti, Sabri Hamiti dhe Glauk Konjufca. Nga komuniteti serb është zgjedhur Jasmina Zivkoviç, ndërsa nga komunitetet tjera pakicë është zgjedhur Duda Balje.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është zgjedhur kreu i ri i Parlamentit të Kosovës, e cili sot nisi punën normalisht pas më shumë se gjashtë muajsh bllokimi.

Nën drejtimin e deputetes më të vjetër, Flora Brovina, Kuvendi ka mbajtur seancën konstituive për zgjedhjen drejtuesve të institucionit dhe votimin e qeverisë së re të koalicionit PDK-LDK, e zyrtarizuar sot me firmat e dy krerëve të partive.

LDK-ja nuk ka qenë e unifikuar, pasi 4 nga 42 deputetë që votuan kundër Veselit ishin të saj.

Kryetari sapozgjedhur i Kuvendit  Kadri Veseli ka thënë se ky Kuvend do të jetë një vend i debateve inkluzive dhe e kompromiseve, e jo metodave dhe gjuhës përjashtuese.

“Unë, që nga sot, si kryetar i juaj i zgjedhur, me devotshmëri do të respektoj fjalën tuaj deputetë të nderuar të opozitës dhe pozitës. Do të angazhohem që debatet tona pozitë-opozitë të jenë mbi politikat ditore, mbi mos marrëveshjet personale, por në angazhim të interesit të vendit”, ka theksuar Veseli.

Ky sipas tij do të jetë Kuvend i një fillimi të ri, një faze të re dhe një misioni të ri por kemi edhe kontinuitet të pashlyeshëm.

“Kontinuiteti qëndron në vlerat tona që kemi përqafuar, kur kemi rezistuar dhe luftuar për liri dhe për ta ndërtuar Kosovën e pavarur si pjesë e vlerave Euro-Atlantike.”

“Vlera të cilat janë të betonuara në Kushtetutën e Republikës ku gjinia, raca, gjuha, feja, etnia dhe orientimi seksual nuk janë bazë e diskriminimit. Vlerat civilizuese perëndimore që ruhen dhe promovohen vazhdimisht nga partnerët tanë strategjik, BE-ja dhe mbi të gjitha, SHBA-ja”, ka theksuar Veseli

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)