Kadri Veseli shpallë fitoren e PDK-së
Prishtinë, 8 qershor - Zëvëndes kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli përmes një konference për media ka felemnderuar qytetarët dhe partitë politike për fushatën dhe zgjedhjet, të cilat sipas tij kanë qenë shumë dinjitoze.
Partia Demokratike e Kosovës sipas Veselit është fituese bindëse e zgjedhjeve të 2014 ku ka ka fituar një shumicë solide.
Ai ka rikujtuar sakrificën e ushtarëve, dëshmorëve dhe familjarëve të dëshmorëve, të gjithë ata që sakrifikuan, shoqërinë civile etj etj.
Ai ka ftuar që numrimi i votave të shkojë pa inicdente dhe gjithashtu i ftoi partitë të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve." Sot të gjithë jemi fitues. PDK është fituese e madhe. Qytetarët besuan në planin tonë. Ne nesër fillojm punën. Nesër fillojmë Misioni I Ri", tha Veseli