19 Janar 2025

Kadri Veseli propozon garë të hapur për të parin e PDK-së

Prishtinë, 19 prill -  Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot mbajti takimin e rregullt të udhëhequr nga Kadri Veseli. Temë bosht e këtij takimi ishte përgatitja e Konventës së jashtëzakonshme zgjedhore që do të mbahet më 7 Maj.

Pas mbledhjes, nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, mbajti konferencë për media, ku tha se në mbledhjen e sotme, u mor vendim që nga data 25 deri më 30 prill, Kryesia e PDK-së të zhvillojë takime me degët e saj.

“Ne sot patëm një mbledhje të rregullt, e cila ishte në funksion të përgatitjes së Konventës e cila do të mbahet më 7 maj. Ne miratuam një agjendë, nesër do të takohemi me kryetarët e degëve, si dhe vendosëm që Këshilli Drejtues të takohet të enjten pasdite. Nga data 25 deri më 30 prill, Kryesia do të jetë në teren cdo ditë, për të takuar degët e të gjitha komunave”, ka thënë nënkryetari Memli Krasniqi.

Krasniqi më tej pohoi se në Këshillin Drejtues pritet të aprovohet agjenda për Konventen zgjedhore të 7 Majit, si dhe të përcaktohen kriteret për propozimet e kandidatëve për kryetar të partisë.

Në këtë mbledhje, sipas Krasniqit, ka pasur propozime nga anëtarët e Kryesisë që Kadri Veseli të propozohet kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, mirëpoVeseli nuk e ka pranuar propozimin e tillë, me qëllim që propozimet të bëhen konform kritereve të caktuara dhe afatit të caktuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)