19 Janar 2025

Kadri Veseli bënë homazhe

Prishtinë, 17 shkurt - Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në përvjetorin e gjashtë të pavarësisë së vendit, ka bërë homazhe tek shumë varreza të dshmorëve. Në rrjetin social facebook ai ka postuar foto nga vendet ku ka bërë homazhe dhe ka uruar të gjithëve festën e pavarësisë.

“Sot, festojmë këtë përvjetor të madhë, 6 vjetorin e pavarësisë, kurorëzim i rrugës së trasuar nga jeta dhe gjaku i dëshmorëve të rënë ndër shekuj që mbajtën të gjallë idealin e lirisë. Unë, këtu para varreve të dëshmorëve ndiej se përvjetori i pavarësisë reflekton dimensionin e lirisë dhe përjetësisë. Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës së pavarur. Lavdi.”, shkruan ai.

Veseli në fotot e tij shihet se ka qëndruar tek varri i heroit Adem Jashari dhe bashkëluftëtarëve, Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi, Rasim Kiqina, Ragip Halilaj e shumë dëshmorëve tjerë të Atdheut. Gjithashtu ka qëndruar tek varri i Shaban Palluzhës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)