16 Janar 2025

Kadaj: Koha për ndryshime pozitive në komunën e Istogut

Prishtinë, 10 maj - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega ne Istog mbajti takimin me strukturat e veta,  me çrast diskutoi planin dhe dinamikat e zhvillimit për përiudhën e ardhshme.

Ne këte takim morën pjesë edhe zyrtarë të lart të AAK-se, ne krye me deputeten e kësaj komune  Donika Kadaj- Bujupi.

U diskutua per zhvillimet në nivel  lokal respektivisht ngecjet e mëdha në këtë komune sidomos në temat e zhvillimit ekonomik, temat sociale, gjendja e punësimit të banorëve, një situatë e cila, siç u vlerësua,  edhe 14 vjet pas përfundimit të luftës dhe fillimit të funksionimit të insitucioneve  dhe fushave tjera në Istog, nuk ka ndyshuar fare.

Deputetja  Kadaj Bujupi theksoi se: Istogu në dekadën e dytë të pasluftës ka mbetur komuna më e pazhvilluar dhe në mesin e komunave më të varfëra në vend.

Kjo për shkak se Qeveritë Nacionale asnjëherë nuk investuan në komunën e Istogut, ndërsa  Qeverisja Lokale nuk tregoi as interesimin më të vogël për të ndryshuar këtë qasje, duke instaluar kështu një qeveri neglizhuese dhe ngulfatëse.

Tani është Koha për Ndryshim, për dinamika të reja, pune dhe angazhim për qytetarin e Komunës sonë.

Kryetari i degës Bekë Berisha, në radhë të parë, përveq paraqitjes së  zhvillimeve të përgjithshme në vend, informoi Këshillin Drejtues të Degës me propozimin për formimin e kryesisë së Re të degës, organ ky i cili duhet të krijohet, pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshme që u zhvilluan kohë më parë në këtë degë.

Po ashtu, u bisedua edhe për organizimin dhe fuqizimin e mëtejmë të degës dhe strukturave si para përgaditje për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vjeshtë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)